
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbështet idenë e presidentit për referendumin.
Në një konferencë shtypi pasditen e sotme, Basha tha se një nismë e tillë është edhe një nga 5 pikat e platformës së prezantuar nga opozita.
“Mbështesim idenë e referendumit, është një nga 5 pikat e platformës sonë. Është një çështje për të cilën jam angazhuar për 2 vjet e gjysmë. Presidenti ka lajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët. Do ishte këshilla ime për të gjithë përfaqësuesit të komunikojnë me qytetarët. Mirëpres çdo kontakt të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, tha Basha.



