Escobar sot në Tiranë, takim me Ramën, Begajn, Metën dhe Alibeajn

Escobar sot në Tiranë, takim me Ramën, Begajn, Metën dhe Alibeajn

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, i dërguari i posaçëm i ShBA-së per Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do ta vizitojë Tiranën.

Escobar do të zhvillojë një vizitë dy ditore në vend.

Ndërkohë, bëhet me dije se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikes do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj më pas edhe me kryministrin Edi Rama dhe kreun e PR-së, Ilir Meta. 

Gjithashtu, Escobar pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe deputetët Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.

Ai nuk do të ketë asnjë takim me Sali Berishën, të cilin ShBA-ja e ka shpallur non-grata.

Takimi i Escobar me kryeministrin Edi Rama pritet të zhvillohet rreth orës 16:00, ndërsa në orën 17:00 do të pritet në takim nga presidenti Begaj.

Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy