Për deputetin e PS, Ervin Bushati kriza politike do të marrë shumë shpejt një zgjidhje, ndërsa deklaratat brenda koalicionit dhe propozimet e fundit, sipas tij e kanë origjinën nga fushata elektorale.
Një përgjigje indirekte për vazhdimin e koalicionit e ka dhënë edhe kryetari i grupit të LSI, Luan Rama kur u shpreh se “jam bashkë me zotin Peza, deputetin e PS për të konfirmuar një unitet të LANC që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë tjetër”.
I pyetur nëse edhe marrëdhënia brenda koalicionit është kaq e fortë, Dashamir Peza u shpreh “po”. "Qeveria besimin e ka marrë që kur mbaruan zgjedhjet e kaluara dhe besimi është dhënë në parlament qeverisë. Nuk njoh në demokraci ndonjë mënyrë tjetër për të marrë besimin veçse të shkosh para zgjedhjeve dhe pas rezultatit të ndërtosh një mazhorancë", tha Peza.
Ndërsa për deputetin e PDIU Tahir Muhedini, Rama dhe Basha duhet të ulen për të gjetur një zgjidhje, pasi është kundër faktit që të shkojnë në zgjedhje dy parti dhe gjysma e popullsisë mos shkojë.



