Trump sfidon afatin e Kongresit në raportin për vrasjen e Khashoggit

Trump sfidon afatin e Kongresit në raportin për vrasjen e Khashoggit

Administrata  Trump, ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së Kongresit për të raportuar në lidhje se kush ishte autori e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Senatorët e kishin dorëzuar një kërkesë në Shtëpinë e Bardhë në tetor të vitit të kaluar, duke kërkuar nga Shtëpia e Bardhë ta hetojë këtë rast dhe të ofrojë më shumë të dhëna për rrethanat dhe autorët e vrasjes.

Sidoqoftë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë që presidenti ka pasur të drejtë ta refuzojë kërkesën.

Khashoggi u vrarë pasi kishte hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit të kaluar. Ai e kritikonte ashpër qeverinë mbretërore të Arabisë Saudite. Është raportuar se trupi i tij është shaktërruar dhe nuk është gjetur ende.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar më parë se një operacion i tillë nuk ka mundur të kryhet pa urdhrin e princit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Helena Kennedy, anëtare e një ekipi të ekspertëve ndërkombëtarë të OKB-së që vizituan Turqinë për të hetuar vrasjen, i tha BBC-sëse vrasja ishte planifikuar në nivelin më të lartë.

Sidoqoftë, autoritetet saudite i kanë mohuar akuzat për përfshirje të princit në këtë vrasje.

Një deklaratë e administratës tha se presidenti Trump "refuzon të veprojë sipas kërkesave të komitetit të kongresit kur është e përshtatshme".

Megjithatë, senatorët demokratë i thanë New York Times se presidenti ishte në kundërshtim me të ashtuquajturën Aktin Magnitsky, i cili kërkon 120 ditë nga një përgjigje ndaj kërkesave nga udhëheqësit e komitetit të Senatit. Ky afat përfundoi të premten.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy