Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për zgjedhjen e Presidentit të Ri gjatë intervistës me gazetarin Enver Robelli në Dialogplus, ku ka thënë se kandidati mund të jetë edhe nga jashtë kufijve të Shqipërisë.
Gjatë verës Shqipëria nuk do të zgjedh vetëm një parlament të ri, por edhe një president të ri. Që nga rënia e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur dorë të mbarë në zgjedhjen e figurave presidenciale. Shumica e tyre nuk kanë përfaqësuar unitetin e popullit. Mendoni se fokusi i kërkimit të ndonjë kandidati mund të zgjerohej edhe në diasporë?
Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit se më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora.



