Milo: Greqia ka ambicie për rol të shtuar në rajon, por nuk ia lejon vetes të dalë kundër Ballkanit të Hapur

Milo: Greqia ka ambicie për rol të shtuar në rajon, por nuk ia lejon vetes të dalë kundër Ballkanit të Hapur

Vizitën e kryediplomatit grek në Prishtinë, ndërkohë që në Ohër u mbajt samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e sheh si një dëshirë të shtuar të Athinës për një rol më të madh në rajon. Megjithatë, sipas tij, fakti që Dendias viziton Kosovën në një moment të tillë nuk duhet lexuar si kundërshtim për Ballkanin e Hapur, të cilin qeveria “Kurti” e ka bojkotuar që në krye të herës.  

Ka një prezencë greke jo vetëm diplomatike, sikurse ka edhe shkëmbime tregtare dhe kulturore, që krijojnë një klimë mirëbesimi mes dy vendeve. Unë nuk e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë vizitën e Dendias në Prishtinë me nismën e Ballkanit të Hapur dhe mungesën e Prishtinës në Ohër. Unë mendoj që Greqia është vend anëtar i BE, vend i rajonit, është e interesuar të ketë rol më të madh në rajon dhe e ka dëshmuar me vite. Ndoshta tani qeveria konservatore greke ka më tepër ambicie për të luajtur rol në rajon. Kështu e lexoj vizitën e zotit Dendias, por për mendimin tim Greqia nuk ia lejon vetes të bëjë veprime që shkojnë ndesh me nismën. Në themel të nismës janë katër parimet bazë të BE-së.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy