Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Vlorë.
Mësohet se një kamionçinë është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve paraprake një tjetër person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po heton për shkaqet e aksidentit.



