Ai ka provuar se kriminelët e dënuar mund të ndryshojnë jetën e tyre dhe të vazhdojnë të ecin përpara.
Dhe të dielën Jeremy Meeks ka sfiluar për Philipp Plein Sport në Milan Fashion Week.
Krimineli më i bukur, i cili është arrestuar për armëmbajtje pa leje, është bërë i famshëm për shkak të bukurisë së tij në vitin 2014 kur policia postoi një foto të tij në Facebook.
Pavarësisht se hyri shumë rastësisht në botën e modës, ai duket sikur kishte shume vite përvojë në pistë.
I veshur sportiv ai u shfaq shumë tërheqës.



