Salmonela në vezë/ AKU: Kontaminimi ka ndodhur në ambientet e kopshtit

Salmonela në vezë/ AKU: Kontaminimi ka ndodhur në ambientet e kopshtit

Në një komunikim lidhur me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit, tha se nga informacionet e deritanishme kontaminimi i vezëve me salmonelë ka ndodhur  në ambientet e kopshtit nga faktorë të tjerë jo të ushqimit. Sipas AKU-së monstrat e mara në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe furnizuesin e kopshtit kanë rezultar negative.

Në reagimin e AKU thuhet:

1- Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu, nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

2- Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.

3- Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.

Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Për akses të një komunikimi më të zgjeruar nga ana e AKU lutemi të interesuarit t’i referohen këtij njoftimi në websitin zyrtar të AKU

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy