Katër banka janë bërë bashkë për t’i dhënë një kredi prej 110 milionë eurosh një kompanie turke që operon në sektorin e energjisë. Duke analizuar rastin në “Mcn Economy” ish-ministri i Financave Arben Malaj shprehu bindjen që ky investim ka kaluar në skanerin e bankave, duke marrë parasysh faktin që kanë një risk proporcional. Malaj shtoi se Banka Qendrore e ka pasur në analizat e saj të mbikëqyrjes së bankave, që ta reduktojnë shumën e investimeve që banka që nga territori Shqipërisë bëjnë për kompani jashtë territorit shqiptar, sidomos në zona të rrezikshme, pa stabilitet politik.
“Ajo që do theksoja ka të bëjë me faktin që aplikimi i kredive ‘syndicated loan’, nuk është fare i panjohur, dhe normalisht në ekonomitë me ndërmjetës financiar të zhvilluar që kalojnë edhe mbi 100 për qind të GDP shumëllojshmëria e burimeve financiare rritet. Kompanitë po rriten, sidomos në një ekonomi globale dhe ka bashkim e blerje kompanish. Shumat e mëdha që kërkohen janë të vështira të financohen nga banka dhe investitorë të vetëm. Në këtë aspekt është bërë e domosdoshme. Në rastin konkret ne kemi bashkim të 4 bankave, ku harmonizohen eksperiencat e tyre në sistemin e kredidhënies, dhe kjo të krijon bindjen paraprake që ky investim do ketë kaluar në një skaner të kujdesshëm profesional nga të gjithë bankat, sepse çdo bankë merr riskun e saj proporcional në këtë kredi të shumë bankave që bien dakord. BSH e ka pasur në analizat e saj të mbikëqyrjes së bankave, që ta reduktojnë shumën e investimeve që banka që nga territori Shqipërisë bëjnë për kompani jashtë territorit shqiptar, sidomos në zona të rrezikshme, pa stabilitet politik. Në këtë rast, kompania që kërkon të mbështetet nga një model bashkim bankash, ka qenë më para e financuar, tani po ndryshon burimet e financimit. Unë besoj se është bërë analizë risku, sepse 4 bankat kanë eksperiencë të mirë, kanë mëmat e tyre jashtë Shqipërisë”.
Malaj theksoi se transparenca në proces është e nevojshme. Sakaq ai e konsideroi shumën 110 milionë euro si të konsiderueshme, por jo kërcënuese.
Jam me shqetësimin e Buxhukut që kërkohet transparencë, që mos krijohet asnjë lloj shqetësimi. Kredia sindikale s’është e para e kompanisë. Shifra 100 milionë është e konsiderueshme por jo kërcënuese, aq më tepër kur është e shpërndarë në 4 banka. Nuk e shoh të rrezikshme si shumë. Kreditë syndicate veprojnë edhe në vende që kanë bursa. Kredia syndicate ka të mirat dhe të këqijat e saj. Përdoren me shumë sukses, por përgjithësisht kanë qenë të suksesshme".



