Kryebashkiaku i Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili është zotuar të luftojë korrupsionin dhe është i vendosur pro Bashkimit Europian dhe NATO-s, është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet presidenciale në Rumani.
Dan, një centrist pro-evropian, kryeson raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale rumune me 54.9%.
Kjo është ajo që del nga një sondazh i agjencisë Avangarde, i raportuar nga transmetuesi publik “Tvr”.
Kundërshtari i tij, kandidati ultranacionalist i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve, George Simion, rezulton me 45.1%.
Një tjetër sondazh, i kryer nga agjencia Curs, i jep Dan 54.1% dhe Simionit 45.9%.
Të dhënat e mbledhura nuk përfshijnë votën e votuesve rumunë jashtë vendit. Votimet u mbyllën në orën 20:00.
Simion e hodhi poshtë rezultatin e sondazhit menjëherë pasi u publikua, duke pretenduar se vlerësimet e tij të numërimit e tregojnë atë me 400.000 vota më shumë se Dan.



