
Në prag të mbajtjes se sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmi është bërë me dije nga i dërguari special, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se është takuar me Ramën, për të cilën ka shprehur mirënjohjen.
Kjo pasi, për Lajçak, kreu i Qeverisë shqiptare ka ofruar njohuri dhe mbështetje për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.



