Trafik në hyrje të Elbasanit/ Policia: Fluks makinash në drejtim të Korçës, shtim patrullash për menaxhimin e situatës

Trafik në hyrje të Elbasanit/ Policia: Fluks makinash në drejtim të Korçës, shtim patrullash për menaxhimin e situatës

Policia Rrugore në Elbasan ka reaguar për situatën në Rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku është krijuar radhë e gjatë automjetesh ditën e sotme.

Sipas njoftimit të Policisë Rrugore, ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve, pasi ka fluks të madh makinash në drejtim të Korçës dhe jugut të vendit.

Policia Rrugore e Elbasanit masa të shtuara për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korçës dhe zonave bregdetare të jugut. Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të shtuara në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, për të eleminuar vonesat në lëvizje si pasojë e parakalimeve të gabuara apo ngadalësimit të lëvizjes në hyrje të Elbasanit dhe te rrethrrotullimi në Bradashesh. Deri në këto momente, nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Më tej Policia Rrugore njofton se ka shtuar patrullat e policisë për menaxhimin e trafikut.

Në ndihmë të shërbimeve të qarkullimit rrugor janë dhe forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të cilat vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këto akse rrugore të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy