
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi shkaktoi aksidentin në autostradën Vlorë-Fier ditën e diel.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë 27-vjeçari i identifikuar me inicialet N.A, pasi ka kryer një manovër të gabuar dhe ka ecur idietro në autostradë.
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", shtetasin N.A.,27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi në autostradën Vlorë-Fier,duke drejtuar automjetin e markës "Mercedez Benz", është përfshirë në një aksident me automjetin e markës "Seat Ibiza" ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pasagjerët në automjete", bënë me dije policia.



