Kryeministri Rama e ka nisur ditën me postimin e disa fotove nga Bënja e Përmetit. Por ndryshe nga ditët e tjera, komentet poshtë postimit kanë të bëjnë me diçka tjetër. Rama ka sot ditëlindjen dhe urimet për të nuk kanë munguar.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Bënja e Përmetit, e shpallur Qendër Historike në janar të 2017, ku kemi filluar punën tanimë për restaurimin e kishës për të vijuar më tej me rilindjen e vlerave historike e turistike të gjithë zones”, shkruan ai, ndërsa komentuesit i urojnë ditëlindjen.



