Thereza May emëron Steve Barclay sekretar të ri për Brexit, Amber Rudd Sekretare për Punë dhe Pensionet

Thereza May emëron Steve Barclay sekretar të ri për Brexit, Amber Rudd Sekretare për Punë dhe Pensionet

Stephen Barclay është emëruar Sekretari i ri për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, teksa kryeministrja britanike, Theresa May synon të plotësojë të gjitha kërkesat në kabinetin e saj.

Deputeti për ‘North East Cambridgeshire’ dhe mbështetës i “Leave”  kishte shërbyer si ministër në departamentin e Kujdesit Shëndetësor dhe Social, raporton BBC.

Ai zëvendëson, Dominic Raab, i cili dha dorëheqjen të enjten mbi marrëveshjen e tërheqjes së Theresa May, për Brexit. 

Zëdhënësi i kryeminstres ka thënë se Barclay do të vazhdojë përgatitjet për marrëveshje apo jo rreth Brexitit në pozitën e tij të re.

Ky njoftim ka ardhur pasi Amber Rudd është emëruar në pozitën e re si Sekretare për Punë dhe Pensione, duke zëvendësuar Esther McVey, e cila po ashtu është dorëhequr pas prezantimit të planeve të kryeministres May për Brexit.

Barclay është personi i tretë që emërohet në pozitën e Sekretarit për Brexit prej kur është krijuar kjo pozitë, meqë Raab dhe David Davis, kanë dhënë dorëheqje pas publikimit të strategjisë së May për Brexit në periudha të ndryshme.

Kabineti i kryeministres May ka arritur një marrëveshje për planin e saj fillestar për Brexit.

Pas arritjes së gjuhës së përbashkët, shumë deputetë kanë kërkuar për organizimin e një votëbesimi për May, mirëpo megjithatë ajo ka thënë se do të vazhdojë punën e saj sepse beson se plani i saj është më i miri për interesin kombëtar të Britanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy