E akuzoi për vjedhje të ideve, Dalipaj: Gjergj Nezha amator ka frikë të përballet me mua, s’ka argumente

E akuzoi për vjedhje të ideve, Dalipaj: Gjergj Nezha amator ka frikë të përballet me mua, s’ka argumente

Etimologu Agron Dalipaj i ftuar në Zgjohu me MCN i është përgjigjur akuzave të bëra pak ditë më parë nga Gjergj Nezha për kopjim dhe se i ka vjedhur idetë.

Dalipaj u shpreh se kjo përplasje mes tyre nuk ndodh për herë të parë dhe nuk mund ta marrë për bazë sepse në shkencën e etimologjisë Nezha s’ka asgjë të botuar dhe nuk ka bërë ndonjë shkollë për këtë.

Sipas Dalipaj, Nezha kërkon të marrë nga fama e tij dhe nëse akuzat do qëndronin ai nuk do in shmangej përballjeve me të, por e bënë se i mungojnë argumentet.

Drupal Ad

 

 

 

 

Nuk është hera e parë që hedh akuza dhe do doja të isha përballë me të që ai të më tregonte si janë vjedhur produktet e atij në shkencë sepse mesa di unë ai s’ka asnjë botim në fushën e etimologjisë, por dhe nëse ai ka botime unë nuk mund ta marrë si referencë dhe të gjitha këto ai i bën për të treguar se është një etimolog i madh dhe se punët e tij i vjedhin, por në shkencën e etimologjisë ai s’ka asgjë dhe nuk ka bërë ndonjë shkollë për këtë.

Kjo do të thotë se ai nuk njeh parimet se si bëhet etimologjia, ai vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj meje dhe nuk ehte i pari, ata më akuzojnë mua sikur u vjedh punën për të marrë atë famën që se kanë. Unë kam sjellë dhe botimet e mia që t’ja tregoj zotit Gjergj Nezha që do të thotë se nëse ke një produkt tëndin mund ta mbrosh atë dhe në gjykatë, por duke akuzuar publikisht një njeri dhe vetë nuk ke asnjë produkt dhe është hera e dytë që i shmanget kësaj përballje dhe mendoj se ai ka frikë të përballet me mua sepse unë kam argumente.

Unë shpresoj që ai një ditë të vijë në këtë përballje dhe unë ti tregoj se Dalipaj nuk i ka marrë asgjë. Unë e kam marrë seriozisht etimologjinë dhe botoj gati përditë në rrjetin tim social sepse ky është profesioni im real, prandaj i them se nëse ai ka diçka serioze në këtë fushë bënë mirë që ti mbledhë në një libër. Unë jam etimolog profesionist ndërsa i është studiues historie, ai është një amator. Unë kam futur letra dhe pres që të krijojmë një institut albanologjik dhe kjo do të thotë se ne e kemi marrë këtë çështje shumë seriozisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy