24-26-28 prill/ Opera “Samson et Dalila”, premierë në TKOB

24-26-28 prill/ Opera “Samson et Dalila”, premierë në TKOB

Opera “Samson et Dalila”, një vepër e kompozitorit Camille Saint-Saëns, me libret të Ferdinand Lemaire, shkruar në fillimet e luftës franko-prusiane, e cila vjen si PREMIERË në TKOB.

Opera trajton episodin e njohur biblik të konfliktit midis hebrenjve, udhëhequr nga Samsoni i guximshëm, dhe filistinëve paganë e shtypës.

Dalila, priftëresha e perëndisë Dagon, josh me bukurinë e saj, Samson-in, udhëheqësin e hebrenjve, për të zbuluar sekretin e forcës së tij e për ta shkatërruar plotësisht atë.

Sipas njoftimit të TKOB, “Samson et Dalila”, një produksion tërësisht i ri do t’ju kthejë pas në kohë, brenda tempujve të Filistinëve, me skenat e gjuhës simbolike monumentale dhe kostume tërësisht të veçanta.

Nën idetë regjisoriale të Paul - Émile Fourny, drejtorit të Përgjithshëm të Opéra-Théâtre - Eurometropole de Metz, me një kast të mrekullueshëm artistësh të mirënjohur shqiptarë e të huaj, shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, kjo vepër përshkon repertorin më të rëndësishëm operistik francez.

Premiera “Samson et Dalila”, do të shfaqet për publikun artdashës operistik në datat 24-26-28 prill.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy