Pamjet e rënda, nga u shkaktua zjarri që shkrumboi tre fëmijët e kyçur në dhomë

Pamjet e rënda, nga u shkaktua zjarri që shkrumboi tre fëmijët e kyçur në dhomë

Dalin detaje të reja nga tragjedia në Rromanat ku humbën jetën 3 të miturit e seksit mashkull, trinjakë

Sipas burimeve, fëmijët ishin në një dhomë të izoluar me dritare me hekura duke luajtur, teksa nëna e tyre, Migena Konçi kishte shkuar për të marrë 2 vajzat e tjera më të mëdha nga shkolla dhe së bashku me to ka shkuar tek prindërit e saj.

Mësohet se zjarri u shkaktua nga loja e trinjakëve 3-vjeçar me shkrepëse. Ka mjaftuar vetëm pak që zjarri të përfshinte fillimisht kolltukun në dhomën e tyre, e më pas të përhapej me shpejtësi në të gjithë banesën private.

Sfungjeri i kolltukut ka sjellë përshpejtimin e flakëve. Burimet nga zjarrfikëset thanë se kanë gjetur një vatër të thellë zjarri kur shkuan në banesën e Gëzim Koçit.
Mësohet se trinjakët që humbën jetën kanë lindur në Itali.

Dëshmitarët thanë ndër të tjera se fëmijët i gjetën të asfiksuar pa shenja jeta dhe se nuk kishin mundësinë t’i jepnin dot ndihmë, pasi dera ishte e mbyllur dhe dritarja me hekura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy