
Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika tha në studion e MCN Live se përzgjedhja e xhamisë nga ana e Erdoganit për të përçuar mesazhet e tij ishte e mirëmenduar.
Vizita e ditës së djeshme, në radhë të parë ishte e pritshme rrjedhimisht kishte axhendë të mirëpërcaktuar, diskutimi ishin mesazhet që do të përcilleshin dhe a do kishte koherencë në qëndrimet mes dy liderëve. Në deklaratat publike, ajo që më shumë, kishin një ndarje, ishte çështja e mbështetjes që Erdogan i dha Palestinës, apo dy qëndrime të ndryshme që nuk ishin në një linjë dhe qëndrimi i përhershëm që Turqia mban me çështjen e gylenistëve. Nuk u mbajtën në konferencën e përbashkët në Kryeministri, por u përzgjedh nga vendi, apo gjatë inaugurimit të xhamisë për simbolikën. Erdogan është përpjekur që prej viteve 2000 të jetë lideri shpirtëror i botës myslimane në rajonin gjeostrategjik në të cilin vendoset Turqia. Simbolika dhe përzgjedhja e vendit për të kaluar këto mesazhe ishte e mirëmenduar nga Erdogan.



