Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama pret te Kryeministria liderët e BE-së dhe rajonit (VIDEO)

Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama pret te Kryeministria liderët e BE-së dhe rajonit (VIDEO)

Ka përfunduar te Kryeministria ceremonia e pritjes së liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të BE.

Kryeministri Edi Rama u dha mirëseardhjen liderëve të BE dhe Ballkanit, në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë.

Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Merkel që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Në samit është i pranishëm kancelari gjerman Scholz, në pjesën e dytë të punimeve pritet të mbërrijë Presidenti francez Macron, ndërsa Italia do të përfaqësohet në nivel zv.kryeministri. 

Vlen për t'u theksuar fakti që ky është samiti i pari që mbahet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një vend jo anëtar të BE-së.

Axhenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

Në orën 11:30 fjala hapëse

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy