Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Manja: Kërkojmë rrëzimin e kërkesës për heqjen e lirisë së deputetes

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Manja: Kërkojmë rrëzimin e kërkesës për heqjen e lirisë së deputetes

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të shpallet qëndrimi lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, deputeti Ulsi Manja lexoi raportin rekomandues për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për dhënien e autorizimit për arrestimin, heqjen e lirisë, deputetes Belinda Balluku, depozituar në Kuvend në 16 dhjetor 2025.

 

Manja tha në fjalën e tij se deputetja Belinda Balluku nuk ekzekuton më funksione ekzekutive si pasojë e ndryshimeve në qeveri dhe për pasojë masa e pezullimit nga detyra si anëtare e Këshillit të Ministrave nuk pason asnjë pasojë juridike reale.

 

Ai deklaroi se për pasojë edhe narrativa e SPAK për masë më të forta sigurimi, mbetet thellësisht hipotetike, për sa kohë lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksioneve, që deputetja nuk i ushtron më.

 

Sipas tij, pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit, nuk ekziston.

 

Manja shtoi se i rekomandohet seancës plenare rrëzimi i kërkesës së SPAK, për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetes Balluku dhe mosdhënien e këtij autorizimi, pasi nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase të tillë.

 

Në vend të një procesi të qetë, shpesh kemi parë një gjyq publik. Për këtë arsye është e domosdoshme që ne si shumicë të flasim qartë, të ndajmë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet, nga procesi i rregullt ligjor. Kërkesa e SPAK në rastin e deputetes Balluku ndryshon nga kërkesat e tjera që kanë ardhur në Kuvend për marrjen e autorizimit për heqje lirie, kontroll banese apo kontroll personal, pasi nuk është masa e parë e sigurisë. 

 

Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, siç është ndalimi i daljes jashtë shtetit, me masën e arrestit për një vepër penale për të cilën prokuroria po heton që në gushtin e vitit 2024.  Zëvendësimi i masës kërkohet në dy rastet, kur janë rënduar nevojat e sigurimit dhe kur është shkelur masa aktuale. Në të dyja rastet nuk qëndron, deputetja e ka respektuar masën e daljes jashtë shtetit. 

Kuvendi nuk gjykon fajësinë dhe as themelësinë e provave, ky atribut i takon gjykatës kompetente. Kuvendi nuk bën vlerësimin e provave, por kushtet dhe rrethanat nëse janë rënduar nevojat e masës së sigurimit. 

Në vlerësimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ndalimi jashtë shtetit, me masën “arrest me burg”, nuk kemi bërë vlerësim gjyqësor të provave, pasi nuk është ky roli i Kuvendit. Nuk arritëm të dalim me një raport të përbashkët, se opozita ka një qëndrim tjetër nga ne. 

 

Për arrestimin kërkohet autorizim nga Kuvendi dhe sot që flasim ndaj deputetes Balluku ka një hetim penal të nisur nga SPAK, ajo ka një masë sigurimi, ndalimin e daljes jashtë shteti. Prokuroria po heton lirisht, sa i takon kërkesës për zëvendësimin e masës, vendimi i takon seancës së Kuvendit, pasi merr një raport nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit. Pretendimet se kjo masë pengon drejtësinë, nuk kanë bazë juridike, por politike. 

 

Lidhur me nevojën për rëndimin e masës së sigurimit, SPAK në relacion thotë se janë shtuar disa fakte dhe episode të reja penale, çka sipas SPAK shtimi i këtyre episodeve të reja, e shton automatikisht sanksionin e veprës, por edhe dëmin që ka pësuar shteti nga këto procedura të prokurimit publik. 

 

Në gjykimin tonë nëse do konsiderohet fakti se çdo rrethanë e re të parashikojë arrestin si masë ekstreme, do të thoshte se çdo gjykim do të çonte në paraburgim. Në jurispudencën proceduriale është pranuar gjerësisht se paraburgimi mbetet mjeti i fundit. Edhe me shtimin e episodeve të reja, ka një fakt që nuk ndryshon vepra penale, shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike. Nuk ka një vepër të re që të jetë shtuar nga SPAK. 

 

Pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit, nuk ekziston. Mbi rrezikun e prishjes së provave dhe ndikimin përmes personave me influencë dhe tentativa presioni ndaj dëshmitarëve, në kërkesën e SPAK, për prishjen e provave, Prokuroria e Posaçme i referohet funksioneve ekzekutive, por ky shkak tashmë ka rënë. 

 

Sot që flasim nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë provë direkte apo indirekte që deputetja Balluku të përdorë ndikimin e saj për të prishur provat që ka në ndikim organi i akuzës.

 

Ne si anëtar të mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me masën më të rëndë të arrestit në burg apo arrestit në shtëpi. 

 

I rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK, për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetes Balluku dhe mosdhënien e këtij autorizimi, pasi nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase të tillë. Ky rekomandim në asnjë rast nuk e pengon SPAK të vazhdojë hetimin ndaj deputetes Belinda Balluku.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy