Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Elvis Rroshit për rikthimin e tij në detyrën e kryebashkiakut të Kavajës. Vendimi është dhënë sot në një seancë me dyer të mbyllura.
Rroshi kërkonte nga Gjykata, rikthimin e mandatit të tij si kryebashkiak i Kavajës, që iu hoq nga KQZ-ja në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi më 29 dhjetor 2016 heqjen e mandatit për kreun e Bashkisë së Kavajës dhe deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.
Në të njëjtën ditë, qeveria vendosi shkarkimin e Roshit nga detyra. Megjithatë, pak ditë më parë , Partia Demokratike denoncoi me anë të një dokumenti faktin se Roshi vijon të ushtrojë detyrën si kryebashkiak.



