Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu në një konferencë për mediat bëri me dije se janë 65 milionë euro asete dhe pasuri të sekuestruara e konfiskuara të cilat do të administrohen për nevojat e komunitetit.
Koçiu tha se këto asete e pasuri do të vendosen në dispozicion të familjeve që kanë një punonjës policie që kanë humbur jetën në detyrë.
Janë 65 milionë euro asete dhe pasuri të sekuestruara dhe konfiskuara. Këto pasuri do të administrohen për nevojat e komunitetit. Kjo tregon dhe mënyrën se si kemi proceduar dhe me forcimin e kapaciteteve tona. Janë 20 institucione publike që kanë përfituar nga këto asete publike.
Po këto asete, pasuri kemi vendosur t’i vëmë në dispozicion të familjeve që kanë një punonjës policie që kanë humbur jetën në detyrë. Për të mbështetur familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.



