Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, vritet biznesmeni

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, vritet biznesmeni

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në një lokal në Shëngjin.

Korrespondenti i MCN TV bën me dije se për pasojë është vrarë një person, i identifikuar si Ardjan Nikulaj (Marku).

Ky i fundit ka qenë biznesmen dhe kandidat për këshillin bashkiak me PSD-në për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në zgjedhjet e 2021-t ai ka qenë kandidat për deputet me siglën e Partisë Social Demokrate (PSD).

Në formularin e dekriminalizimit që Ardian Nikulaj ka depozituar në KQZ, vihet re që ai ka ndryshuar gjeneralitetet nga Ardian Marku që e ka pasur më parë, në Ardian Nikulaj.

Në vitin 2003, Ardian Nikulaj është dënuar për veprën penale të armëmbajtjes paleje dhe prodhimit të armëve, ku ka vuajtur 4 muaj burg. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy