Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të mërkurë se Izraeli është gati për një operacion shumë intensiv në kufirin verior, aty ku të shtënat me lëvizjen libaneze Hezbollah janë të përditshme.

“Ne jemi gati për një operacion shumë intensiv në veri.
Në një mënyrë apo tjetër, ne do të rivendosim sigurinë atje ”, tha Benjamin Netanyahu, gjatë një vizite pranë kufirit me Libanin.
Në shumë vende të Izraelit kanë nisur demonstratat për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gaza.
Grupe demonstruesish bllokuan rrugët hyrëse për në Tel Aviv, Raanana dhe Karkur, në qendër të vendit, duke kërkuar që qeveria të arrijë një marrëveshje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve.



