Diplomohet 96-vjeçari, studenti më i vjetër në Itali

Diplomohet 96-vjeçari, studenti më i vjetër në Itali

Diplomohet studenti më i vjetër i universiteteve italiane. Giuseppe Paterno ishte regjistruar për Histori dhe Filozofi në vitin 2017 dhe u diplomua në korrik 2020 në moshën 96 vjeçare, duke u bërë kështu studenti më i moshuar i unviersitetit italian.

Paterno ka dy fëmijë dhe katër nipër, ai mbaroi shkollën me rezultate shumë të larta. Provimin e fundit ju desh ta realizojë në mënyrë virtuale për shkak të kushteve të pandemisë.

Rektori Fabrizio Micari vuri në dukje se aftësia e tij për të mësuar është mbreslënëse: "Një mesatare e habitshme, meriton më të mirën. Një freski mendore dhe një kthjelltësi për t’u marrë si shembull për të rinjtë. Një student ekselent”.

Giuseppe Paterno i cili u diplomua në kohën e pandemisë së koronavirusit ka humbur të dy prindërit e tij gjatë kohës së pandemisë së Gripit Spanjoll në 1920.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy