Tradhti, shantazhe dhe pasuri marramendëse, historia e divorcit më të shtrenjtë në Britani

Tradhti, shantazhe dhe pasuri marramendëse, historia e divorcit më të shtrenjtë në Britani

Me sa duket, paratë nuk mund ta blejnë dashurinë. Por në rastin e sundimtarit të Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum dhe gruas së tij të gjashtë, Princeshës Haya, mund të blejnë shumë gjëra të tjera, përfshirë edhe heshtjen e të dashurit të saj sekret.

Në atë që cilësohet si divorci më i kushtueshëm në historinë e Britanisë së Madhe, Sheiku i sapo divorcuar u urdhërua nga gjykata t'i paguante rreth 734 milionë dollarë gruas së tij.

Princesha Haya, 47 vjeçe, e cila është motra e Mbretit Abdullah II të Jordanisë, "huazoi" 7.5 milionë dollarë nga fondi i vajzës së saj 10-vjeçare për t’ia dhënë truprojës së saj, një ish-ushtar britanik, me të cilin ajo kishte një lidhje jashtë kurorës. Ekipi shoqërues i princeshës e kishte shantazhuar atë, duke i kërkuar para në këmbim të heshtjes. “Isha e frikësuar dhe këto ishin paratë e disponueshme në atë llogari”, tha princesha para gjykatës.

Sheiku, 72 vjeç, u divorcua nga gruaja e tij më e re kur zbuloi lidhjen, e cila çoi në procedurat e divorcit. Duke parë standardin e jetesës, gjyqtari vendosi që sundimtari i pasur duhej t'i paguante princeshës miliona për të ruajtur stilin e jetesës me të cilin ajo dhe fëmijët e saj ishin mësuar.

Është ironik fakti se në këtë sasi parash përfshihen edhe pagat e ekipit që ruan princeshën dhe fëmijët e saj - për t'i mbrojtur ata nga Sheiku, i cili e konsideron pabesinë e saj një shkelje të rëndë.

Gjykata vendosi se kërcënimi më i madh që i vjen gruas është ai që paraqet vetë ish-bashkëshorti. "Kjo komplikohet nga pushteti që ka ai, siç shihet nga aftësia e tij për të përdorur softuerin Pegasus, i cili është i disponueshëm vetëm për qeveritë."

Në gjykatë janë paraqitur prova se sheiku e përdori softuerin për të hakuar telefonat e princeshës dhe avokatëve të saj.

Shantazhuesit nuk janë vënë nën akuzë, megjithatë gjyqtari i çështjes e cilëson rastin e tyre anën më të shëmtuar të historisë.

Çifti u nda në vitin 2019 kur Sheiku zbuloi tradhtinë e së shoqes. Haya i çoi fëmijët, tani 14 dhe 9 vjeç, në Britani. Ndërsa ishin të martuar, sundimtari i dha princeshës një buxhet vjetor prej 110 milionë dollarësh për shpenzimet e shtëpisë dhe gati 12 milionë dollarë ndihmë për secilin prej fëmijëve. Haya fillimisht kërkoi gati 2 miliardë dollarë.

Gjykata shqyrtoi rastin duke u përqendruar te jeta superluksoze:  fotografitë e pushimeve të familjes në super jahtin e tyre prej 400 milionë dollarësh, përveç fotografive të pushimeve nga koleksioni i vilave dhe pronave të tyre, si dhe fotot e Boeing 747 të tyre të bërë me porosi dhe helikopterët përkatës, të gjithë me rreth 80 shërbëtorë. Në sallë u raportua se në një rast, familja katër anëtarëshe shpenzoi më shumë se 2 milionë dollarë për luleshtrydhe.

Ndërsa pagesa e lartë me siguri do të kishte kënaqur shumicën e të divorcuarve - veçanërisht duke marrë parasysh rrethanat e tradhtisë së saj - Haya u shfaq e zhgënjyer se nuk iu kthyen veshjet e shtrenjta me vlerë rreth 110 milionë dollarë ose koleksioni i saj i bizhuterive prej 26 milionë dollarësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy