AstraZeneca dhe Univeristeti i Oxfordit kanë paraqitur një kërkesë zyrtare për aprovimin e vaksinës së tyrë në BE.
Vendimi për miratimin e kësaj vaskine e cila do të jetë e treta pas Pfizer dhe Moderna, pritet të bëhet deri më 29 janar.
Nëse AstraZeneca do të miratohet nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), për të tregëtuar vaksinën anti-Covid në vendet e Bashkimit Europian, kompania farmaceutike mund të bëjë dërgesat e para dy javë pas autorizimit dhe duke vazhduar me dy dërgesa në muaj.
Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Shëndetit dhe Sigurisë ushqimorë të Komisionit të BE, Sandra Gallina ka deklaruar se lidhur me miratimin e kësaj vaskinë është çdo gjë në proces dhe se do të diskutohet me Shtetet Anëtare.



