Moti i keq në Vlorë/ Bllokohet aksi Vlorë-Orikum, balta pushton rrugën (VIDEO)

Moti i keq në Vlorë/ Bllokohet aksi Vlorë-Orikum, balta pushton rrugën (VIDEO)

Një situatë e pazakontë paraqitet në qarkun e Vlorës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme. Si pasojë kanë rreshqitur një sasi dherash duke bllokuar aksin Vlorë-Orikum.

Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën e vështirë të krijuar në këtë aks, ndërsa mjetet kanë mbetur të bllokuara.

Në rrugën në afërsi të “Jonufrës” ka prezentë të lartë të baltës, duke e bërë totalisht të pakalueshme për mjetet. Në këtë aks kanë shkuar forcat e policisë, për të mbajtur nën kontroll qarkullimin e mjeteve.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, për situatën prefekti i Vlorës Flamur Mamaj është shprehur se grupet e punës ndodhen në terren për të normalizuar situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy