Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, i ftuar në MCN Live tha se miratimi nga Kuvendi që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën meritonte një diskutim shumë më serioz nga ai që u konsumua në parlament.
Të mos krijojmë iluzion sikur Shqipëria është aktor i madh global. Sigurisht ftesa për Shqipërinë ka rëndësinë e vetë në kuptimin politik dhe gjeopolitik. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA duhet të përkthehet me mesazhin e sekretarit Rubio të përcjellë dhe nga ambasada e SHBA në Tiranë, se në prioritetet e Presidentit Trump përfshihet dhe Shqipëria.
Por kush janë këto prioritete? Është lufta nda karteleve të drogës, korrupsionit, çështjet e sigurisë? Shqipëria muajt e fundit po konsumon skandale të madhe të korrupsionit. Më i fundit AKSHI, ku flitet për një arkitekturë sigurie. Shteti digjital ra në duart e një grupi të strukturuar kriminal. Po flasim për një agjenci që është në varësi direkte të Kryeministrit. Këtë duhet të sqarojë qeveria e zotit Rama.
Mitro shtoi më tej se ftesën e SHBA për Shqipërinë Kryeministri Edi Rama po përdor për marketingun e tij politik, siç do të bënte çdo aktor tjetër politik në Shqipëri.
Nuk mendoj se edhe të tjerët nuk do e kishin përdorur këtë ftesë për marketing politik. E pamë zotin Berisha çfarë tha jashtë sallës së Kuvendit, lidhur me ofertën që i kishte bërë Berlusconit për ishullin e Sazanit.
Kjo që ndodh me zotin Rama është pak specifike se ai vetë ka qenë në agoninë që i ka krijuar SPAK dhe kjo marrëdhënia e ftohtë me SHBA, nëse mund të jetë zyrtari i radhës i lartë ku BKH dhe SPAK mund të trokasin një ditë
Ardhja e Ivanka Trump për një investim në Zvërnec apo ishullin e Sazanit, sipas Mitros, nuk ka të bëjë me një projekt strategjik të SHBA për Shqipërinë por me një plan biznesi të një grupi të caktuar ku kryqëzohen edhe interesat e zonjës Trump.



