Milo: Enverit ia kërkoi Stalini rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, Amerika nuk pranoi

Milo: Enverit ia kërkoi Stalini rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, Amerika nuk pranoi

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, për librin e tij “Diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane” thotë se kontakti i parë me arkivin amerikan ka qenë në vitin 1994.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se ka gjetur një dokument me titull “Kanalet e komunikimit me qeverinë shqiptare”, dhe se pavarësisht se e porositi iu soll vetëm faqja e parë, ndërsa të tjerat ishin të ndaluara.

Sipas tij, edhe pas vitit 1949 ka pasur kanale komunikimi Shqipëri-SHBA.

Nga 1949 është qeveria shqiptare që kërkon të vendosë marrëdhënie diplomatike me SHBA, se kur vajti Enver Hoxha në vizitën e dytë në Moskë, e pyeti Stalini si i keni marrëdhëniet me SHBA, i tha se nuk kemi.

Stalini i tha se duhet të keni marrëdhënie dhe duhet t’i rivendosni. Këtë e thotë procesverbali i komunikimit mes Enver Hoxhës.

Ai erdhi mblodhi Byronë politike, Komitetin Qendror dhe tha të përpiqemi të vendosim marrëdhënie diplomatike me SHBA, por pa thënë se kush iu tha.

Amerikanët në atë moment nuk donin, janë zhvilluar bisedime në New York, nga Behar Shtylla, i cili asokohe ishte ambasador në Paris. Qeveria shqiptare ishte gati të vendoste marrëdhënie se ia kërkoi Stalini.

Por amerikanët nuk donin asokohe, se sapo kishin marrë vendimin që të rrëzonin regjimin komunist në Shqipëri. Në vitin 1949-1958, ka qenë qeveria shqiptare e cila herë pas here ka kërkuar vendosjen e marrëdhënieve.

Por Amerika donte rrëzimin e regjimit komunist së pari dhe së dyti, deri në 1958 kur u detyrua të zbriste një avion amerikan për shkak të kohës së keqe, filluan bisedimet për kthimin e aeroplanit.

Pala shqiptare donte bisedime zyrtare, Amerika nuk pranoi se do të fillonte de fakto marrëdhëniet.

Është ai aeroplan që u ekspozua në kalanë e Gjirokastrës, si një trofe i luftës së ftohtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy