
Tri vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakstrës.
Bëhet me dije se flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë.
Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit të sotëm pas riaktivizimit.
Flakët aktualisht po përhapen në masivin pyjor me pisha ndërsa në orët e paradites u dogjën edhe ullishte. Pritet të fillojë ndërhyrja nga ajri pas mbërritjes së helikopterit.



