Moti i keq lë pa energji elektrike qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij

Moti i keq lë pa energji elektrike qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij

Qyteti i Kukësit dhe fshatrat përreth tij kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme. Mësohet se nënstacioni që furnizon zonën me enrgji ka dalë jashtë funksionit për shkak të një defekti të shkaktuar në linjën 110 kv Fierz-Kukës nga reshjet e dendura të shiut.

Kjo ka lënë pa energji elektrike Kukësin bashkë me të gjitha njësitë administrative, Ndërkohë edhe nënstacioni tjetër ai i Kalimashit i cili furnizon tunelin e Kalimashit, ka dalë jashtë funksionit. Pa energji elektrike ka mbetur edhe bashkia Has.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më shpejtë të energjisë elektrike. Por kushtet atmosferike janë përkeqësuar, duke e vështirësuar edhe më shumë këtë operacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy