
PD depoziton në Prokurorinë e Krimeve të Rënda provën që, sipas saj, fakton bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe bandës së Habilajve. Bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës tip Audi e cila figuron me dy emra përdorues njëri prej tyre Saimir Tahiri dhe tjetri Artan Habilaj. Pas kësaj, deputeti Alibeaj kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.



