“1 euro m²”, Meçollari: Kontrata e Kastratit, e paligjshme! Porto Romano është nën hetim (VIDEO)

“1 euro m²”, Meçollari: Kontrata e Kastratit, e paligjshme! Porto Romano është nën hetim (VIDEO)

Prona nr. 219 e Forcës Detare në Porto Romano, me sipërfaqe rreth 52 mijë metra katrorë, është dhënë me qira për 1 euro metri katror për 20 vjet me VKM nr. 826, të firmosur më 30 dhjetor nga kryeministri Edi Rama. 

Sipas ish-zv/komandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, kjo pronë ishte zaptuar që në vitin 2021 nga kompania MBM- nën administrim të vëllait të Shefqet Kastratit- që tashmë e ka përfituar me qira. 

Meçollari tha se në territor janë shkatërruar godina ushtarake dhe një monument i Luftës së Dytë Botërore, pa asnjë autorizim ligjor. Prona është objekt hetimi nga Prokuroria e Durrësit dhe SPAK, pas kallëzimit penal të Komandës së Forcës Detare dhe denoncimeve publike.

Mecollari e cilëson dhënien me qira të kësaj prone si legjitimim të një vepre penale dhe pengim të drejtësisë. Sipas tij, prona duhet të ishte vendosur në sekuestro deri në përfundim të hetimeve.

Intervista e plotë:

-Z. Meçollari ju thoni se me vendim të këshillit të Ministrave, prona e ushtrisë me numër 219 të Forcës Detare në Porto Romano, i është dhënë me qira kompanisë që e kishte zaptuar prej vitit 2021, si u zgjidh problemi me regjistrimin e pronës duke qenë se ajo kishte probleme me pronarët?

Në 2021 MBM ka zaptuar një pronë prej 5.2 hektarë dhe në këtë pronë janë 1948m godina dhe një monument i luftës së dytë botërore që janë rrafshuar. Aty ka një pretendent që pretendon për pronë dhe MB dhe Komanda e Flotës bëjnë një kallëzim se kush i ka prishur objektet. Rruga e portit MBM kalon aty dhe si nuk e gjejnë dot kush e ka zaptuar pronën. Ai person që e ka në zaptim është thirrur në SPAK dhe vëllai i Shefqet Kastratit dhe vetë ky i fundit janë thirrur. 

Në maj të 2025 SPAK e ka futur në hetim, pra kryeministri u ka dhënën pronën atyre që e kishin zaptuar. Asnjë shef shtabi dhe asnjë ministër nuk e kanë dhënë urdhrin për lirimin e pronës së zaptuar. 

Në të dytë kompanitë që është dhënë prona, administratorë është vëllai i Shefqet Kastratit. 

-Si është e mundur që një pronë që është në hetim për zbatim i jepet me qira po të njëjtës kompani?

Edhe gjermani kur iku kështu veproi, shkatërroi çdo gjë dhe këta e kanë vendosur të shkatërrojnë çdo gjë para se të ikin. Nuk është problemi i kryeministrit, ky është i SPAK sepse ai sot i ka të gjitha kushtet të vendosë këtë pronë në sekuestro. Kjo pronë është zaptuar dhe është ndërtuar pa asnjë letër. Në gusht i kam dërguar letër prokurores së cështjes dhe më thotë jemi në hetim të thelluar, kur kjo çështje ska asnjë fije letër. Pra është bërë zaptim, shkatërrim dhe ndërtim pa asnjë fije letër. Shefqet Kastrati i ndihmuar nga Presidenti i Republikës, kryeministri dhe të tjerët ka zënë 5.2 ha dhe prokuroria hesht. 

-A është kjo një vendimmarrje administrative apo një vendimmarrje politike e qëllimshme?

Është vendimmarrje politike për ti ndërhyrë SPAK. Këta duan ti legjitimojnë të gjithë veprimet e oligarkëve. Fakti është që vepra është kryer në 2021 dhe veprimet e strukturave janë kryer në kohë të caktuara dhe si të tilla këto veprime. I gjithë SPAK nuk e mbyll dot cështjen! Këto veprime kanë cënuar sigurinë kombëtare dhe kjo është bërë problem edhe në NATO.

-Mendoni se biznesmeni Kastrati mund te ketë lobuar për ta marrë pronën me qira në këtë moment?

Normal. Ai e ka kërkuar edhe në 2020 dhe kanë qenë të gjithë strukturat dakord, por i shkonte shumë shtrenjt. Ater shkonte 52 mijë euro në muaj, kurse tani e ka marrë për 20 vjet me këtë çmim dhe e ka marrë pasi ka kryer veprën penale. Këtu ka një problem të madh që të marrësh këtë pronën me qira duhet të biesh dakord me FD. Duhet ta miratojë MB. Godinat e ushtrisë prieshen vetëm me urdhër ministri. Veprimet janë bërë në fshehje. 

Presidenti është garant i sigurisë kombëtare, por ai ka kaq vite që nuk e thirr këtë. 

-Ju thoni se VKM nr. 826 përbën pengim të drejtësisë. Konkretisht, cili element i këtij vendimi e pengon hetimin penal?

Sepse legjitimon duke i dhënë pronë një autoriteti që ka kryer vepër penale. Zaptimi, ndërtimi dhe shkatërrimi i pronës publike përbënë vepër penale. SPAK duhet të veprojë sa më shpejtë dhe të vendoset në sekuestro pronat sepse ndryshe do të ndodhë ajo që ndodhi me gjermanët para se të largoheshin. 

-Çfarë farë kërkoni konkretisht, anulimin e VKM-së apo hetim penal ndaj zyrtarëve?

Duhet të mbrohen pronat e forcës detare sepse është cënuar siguria kombëtare. Duhet ti mbronin ata që janë në detyrë, por ata po i shesin. SPAK deri më sot ka sekuestruar mbi 25 celularë. Forcat e Armatosura janë aq të korruptuara sa nuk ka më kthim mbrapa.

-Ndalemi tek kapja e Maduros nga SHBA, si e patë një veprim të tillë që mund të quhet rrëmbim ushtarak?

Duhet të kuptojmë që ai ishte person në kërkim nga SHBA dhe qëndrimi është politik gjithmonë. Pavarësisht që është i diskutueshëm legjitimiteti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy