Francë, tre të vrarë pranë katedrales së Nicës (VIDEO)

Francë, tre të vrarë pranë katedrales së Nicës (VIDEO)

Një ngjarje që ka karakteristikat e një sulmi terrorist ka ndodhur në Nicë të Francës paraditen e sotme. Tre persona janë vrarë në afërsi të kishës së Notre-Dame, ndërsa dyshohet se ka edhe disa të plagosur të tjerë. Autori i sulmit është arrestuar, siç raportojnë burime policore të cituara nga agjencia France Presse. "Gjithçka të bën të mendosh për një sulm terrorist në bazilikën Notre-Dame”, tha kryetari i Bashkisë, Christian Estrosi.

Autoritetet e rendit u kanë kërkuar qytetarëve të mos dalin nga shtëpia.

Kjo nuk është hera e parë që zona e Nicës në Francë goditet nga një sulm terrorist. Më shumë se 80 veta vdiqën dhe rreth 500 u plagosën në Ditën e Bastijës, në vitin 2016, kur një terrorist islamik hyri me kamion në mes të një turme, e cila ishte mbledhur të shikonte spektaklin e fishekzjarreve.

Ngjarja e sotme vjen pas tensionit që krijuan te bota mysliman deklaratat e presidentit Macron pak ditë më parë. Ai nuk dënoi ribotimin e karikaturave të profetit Muhamed nga revista satirike “Charlie Hebdo”, ndërsa tha se “islami është një fe që po kalon një krizë në mbarë botën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy