Psoriaza, sëmundja kronike e lëkurës/ Dermatologia Kuneshka: Stresi, faktori kryesor i shpërthimit

Psoriaza, sëmundja kronike e lëkurës/ Dermatologia Kuneshka: Stresi, faktori kryesor i shpërthimit

Psoriaza është një sëmundje kronike autoimune që prek lëkurën, duke u shfaqur në formën e pllakave të kuqe me luspa, shpesh të pranishme në zonat si gjunjët, bryllat, kyçet dhe prapa kokës.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, mjekja dermatologe Loreta Kuneshka sqaroi se, përveç predispozitës gjenetike, një nga faktorët kryesorë që ndikon në shpërthimin e psoriazës është stresi.

Psoriaza është një sëmundje ku sistemi imunitar ngatërron qelizat e shëndetshme të trupit me qeliza të huaja, duke krijuar antitrupa që nxisin inflamacion në sipërfaqen e lëkurës.

 Kjo shkakton krijimin e pllakave karakteristike të psoriazës. 

Stresi emocional është shpesh nxitësi kryesor i episodeve të psoriazës, veçanërisht te personat që kanë një predispozitë gjenetike për këtë sëmundje. 

Dermatologia Kuneshka pohon se mosha e shpërthimit mund të variojë, varësisht nga stili i jetesës.

Mosha e shpërthimit të sëmundjes mund të variojë, në disa raste fillon në moshën 20-vjeçare, ndërsa në të tjera mund të shfaqet edhe pas të 60-ave, varësisht nga stili i jetesës. 

Faktorë që përkeqësojnë psoriazën janw stresi kronik, pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, ushqyerja jo e shëndetshme, veçanërisht ushqimet e përpunuara, të skuqura dhe me bazë mielli të bardhë. 

Një ushqyerje e pasur me fruta, perime, dhe produkte të freskëta ndihmon në mbajtjen nën kontroll të simptomave.

Psoriaza nuk shërohet plotësisht, por mund të menaxhohet në mënyrë efektive me trajtime dermatologjike, ndryshime në stilin e jetesës dhe shmangien e faktorëve nxitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy