Çipi: Lejohet statuja e Leninit, por jo e Hitlerit. Elitës globale i intereson internacionalizmi i komunizmit

Çipi: Lejohet statuja e Leninit, por jo e Hitlerit. Elitës globale i intereson internacionalizmi i komunizmit

Regjisori Kastriot Çipi duke folur në emisionin "Arnautistan" në MCN TV vuri në dukje se sot dënohet propaganda naziste, por jo ajo komuniste, madje lejohet ngritja e statujës së Leninit në Gjermani.

Çipi ngriti pyetjen përse Putini nuk quhet Stalin, por quhet Hitler, ndonëse etiketimi i parë do të ngjiste më shumë.

Regjisori e shpjegon të gjithë këtë me faktin që sipas tij elitës globale i intereson aspekti internacionalist që ka komunizmi.

Komunizmi ka vrarë më shumë se nazi-fashizmi. Ndryshimi është se komunizmi ka vrarë të vetët në kohë paqe, fashizmi në luftë. Janë njësoj të rrezikshëm dhe të poshtër të dy. Të drejtat e njeriut i shkelin njësoj. Kombet rrënohet njësoj. Shtypjen e pakicave e kanë njësoj. Në Kinë vazhdojnë akoma të shtypen pakicat fetare dhe etnike. Para një viti në Gjermani është ngritur një statujë e Leninit. Më thuaj në çfarë vendi të Europës lejohet të ngresh një statujë të Hitlerit. Ata që e justifikojnë thonë që është brenda territorit të një partie të majtë. Propaganda naziste a është e dënueshme sot në botë, përse nuk është e njëjta gjë për propagandën komuniste. Shqipëria që nga dhjetori 90’ lutet që të hyjë në BE, kurrë s’ka qenë kusht kthimi i pronës, hapja e dosjeve, dhe dënimi i krimeve të njerëzimit. Ndërkohë që Rusisë i vendosin si kusht trajtimin e LGBTQ-ive. Si nuk i tha Perëndimi Rusisë që sa kohë të kesh zyrtarë komunistë do kemi marrëdhënie të ftohta?! Pse s’i thonë vend komunist Rusisë?! Rusia s’është ndarë nga trashëgimia komuniste. Si ka mundësi sulmohet tani Putini, pse e quajnë Hitler dhe nuk e quajnë Stalin?! Më shumë do ngjiste po ta quanin Stalin, pse e quajnë Hitleri i ri?! Ka një element të komunizmit që i intereson elitës globaliste, që është internacionalist. Për t’u nazizmi është më i keq se komunizmi, për mua janë njësoj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy