Sipërmarrësi Altin Prenga në një lidhje skype me emisionin MCN Economy teksa ka folur për produktet shqiptare deklaroi se fermeri shqiptar prodhon me cilësi dhe jo sasi. Ai tha se aktualisht nuk kemi mundësi për të zhvilluar bujqësi intensive. Sipas tij me rëndësi mbetet që të konsumohet produkti shqiptar.
Ne mundohemi të bëjmë diçka me identitet shqiptar që produktet të jenë të zonës sonë. Shumë herë kemi ndeshur vështirësi te lënda e parë sepse në Shqipëri sasia nuk është tentuar, kështu që është futur dhe importi. Fermeri shqiptar nuk ka mundësi për të bërë sasi sepse volumi i tokës është i tillë, për mua fermeri shqiptar bën cilësi dhe ajo që mua nuk më pëlqen është sinqeriteti i fermerit, sepse mund t’ju them se aty ku duken më të bukura dhe mëdha produkti ka më shumë hile, kjo sa i përket cilësisë, ndërsa për sasinë nuk duhet të tentojmë, ne nuk kemi mundësi të zhvillojmë bujqësi intensive. Një tjetër gjë që duhet të bëjmë është të edukojmë konsumatorin shqiptar që të konsumojë produktet e vendit.



