Hiqen masat e përkohshme për ndalimin e TikTok, Kryeministria: Nis faza e monitorimit aktiv

Hiqen masat e përkohshme për ndalimin e TikTok, Kryeministria: Nis faza e monitorimit aktiv

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 03.02.2026, për heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok. 

 

Sipas Kryeministrisë, ky vendim është marrë pas një rivlerësimi institucional dhe adresimit të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. 

 

Në reagim thuhet se masa e miratuar në mars 2025 ishte konceptuar si një ndërhyrje parandaluese në funksion të mbrojtjes së interesit publik, ndërsa shërbeu edhe për hapjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me platformën TikTok, për vendosjen e mekanizmave të rinj të sigurisë. 

 

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se tashmë janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok për vendosjen e filtrave mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitete më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve. 

 

Kryeministria thekson se ky vendim shënon kalimin nga masat kufizuese në një fazë të re monitorimi aktiv dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, ndërsa paralelisht po punohet për hartimin e një plani komunikimi dhe ndërgjegjësimi për përdorimin e sigurt të platformave online, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit. 

 

Sipas reagimit, qëllimi është ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën digjitale, duke garantuar lirinë e aksesit dhe duke vendosur në qendër mbrojtjen dhe mirëqenien e të rinjve.

 

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me  vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për  filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy