Nano: Shkarkimi i Metës do të ishte precedent i rrezikshëm (VIDEO)

Nano: Shkarkimi i Metës do të ishte precedent i rrezikshëm (VIDEO)

Për analistin dhe gazetarin Mustafa Nano, shkarkimi i presidentit do të ishte një precedent i rrezikshëm. Në studion e lajmeve të TvT, ku komentoi përfundimet e raportit të komisionit hetimor, Nano tha se shkarkimi i kreut të shtetit nuk ka qenë qëllimi i maxhorancës që në krye të herës. Ai theksoi se opinioni i Komisionit të Venecias i erdhi për shtat komisionit në fjalë.  

Nuk ka qenë në plan ta çonte deri në fund këtë akt. Do të krijonte një precedent të rrezikshëm, shkarkimi i presidentit nga një Parlament paksa i çuditshëm. Maxhoranca u kap te dega e Komisionit të Venecias. Nëse do të shkarkohej, do të ishte një gjest i rrezikshëm”, tha Nano.

Sipas tij, Meta vijon të jetë një faktor i fortë politik, pasi qëndron në krye të një institucioni që nuk kontrollohet nga maxhoranca. Megjithatë, në planin institucional, ky është një minus.  

Presidentin Meta e bën të fortë fakti që është kreu i të vetmit institucion shtetëror që nuk kontrollohet nga maxhoranca. Metën kjo e favorizon. Kjo e faktorizon në lojën politike, por e bën të dobët në planin institucional, pasi e bën palë”, tha Nano.

Sa u takon ndryshimeve kushtetuese që pritet të votohen kësaj jave nga Parlamenti, Nano tha se ato nuk cenojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Fakti që kryeministri Rama u tregua i vendosur, mund të krijojë idenë se ka marrë mbështetjen e ambasadorëve. Ata duhet të jenë të kënaqur për 5 qershorin, por besoj se ata e shohin që ndryshimet kushtetuese nuk e cenojnë marrëveshjen. Amendamentet kushtetuese nuk e lëndojnë procesin elektoral, mund të krijojnë disa avantazhe për maxhorancën, që mund të neutralizohen nëse opozita është bashkë”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy