Berisha: Hashim Thaçit i ka humbur rruga në oborr

Berisha: Hashim Thaçit i ka humbur rruga në oborr

"Hashim Thaçit i ka humbur rruga në oborr dhe veprimet e tij nuk janë të rastësishme", thotë deputeti Zafir Berisha, teksa komenton nderimet e presidentit Thaçi në varrezat e serbëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Veprimet e tij kanë të bëjnë me barazimet e luftës çlirimtare dhe luftës gjenocidale që ka bërë Serbia ndaj Kosovës. Sjelljet dhe përkuljet që i bën kohët e fundit, kanë prapavijë, dhe prapavija e tyre mendoj që është në veprimet e ardhshme që mund t’i ndërmarrë Gjykata Speciale që është themeluar në bashkëpunim me Thaçin për ta dënuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për ta bërë barazimin me luftën okupuese të Serbisë”, ka deklaruar Berisha në në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.

“Ne mund të shprehim keqardhje për çdo viktimë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, por jo në formën siç është duke e bërë ky president”, ka shtuar ai. “Vizitat dhe përkuljet e tij kanë prapavijë të dyshimtë”. / Zëri / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy