Marrëveshja me Britaninë, Zhabina: Do transferohen vetëm shqiptarët që kanë edhe 4 vite burg për të bërë dhe ata që janë dënuar me 4 vite heqje lire (VIDEO)

Marrëveshja me Britaninë, Zhabina: Do transferohen vetëm shqiptarët që kanë edhe 4 vite burg për të bërë dhe ata që janë dënuar me 4 vite heqje lire (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tregoi në studion e MCN Live detaje nga marrëveshja e Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar sa i takon transferimit të të burgosurve shqiptarë drejt vendit tonë.

Zhabina bën me dije se nuk do të transferohen në Shqipëri të gjithë shqiptarët e burgosur, por vetëm ata që janë dënuar me 4 vjet heqje lirie dhe ata që kanë dhe 4 vite burg për të shlyer.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Zhabina tha se ky transferim është dhe një 'lehtësim barre' për Anglinë pasi sipas një llogarie të burgosurit shqiptarë i kushtojnë shtetit 58 milionë paund.

Është marrëveshje për t'u përshëndetur. Nuk është se do të transferohen në Shqipëri të gjithë të dënuarit shqiptarë që ndodhen në burgje. Do të sillen në Shqipëri ata persona që kanë dhe 4 vite burg për të bërë dhe ata që janë dënuar me 4 vite heqje lire.

Është lehtësim barre për shtetin anglez pasi sipas një llogarie ishte 58 milionë paund në vit që kushton të burgosurit shqiptarë që janë 1400-1500.

Kjo marrëveshje u konkretizua pas disa kohësh.

Perceptimi për shqiptarët ishte negativ pasi në 2021 -2021 rreth 12 mijë shqiptarë kaluan nga Franca me gomone, por dhe kjo nuk është e vërtetë.  Vetëm 1500 shqiptarë kanë probleme me ligjin nga 160 mijë shqiptarë që jetojnë atje.

Më tej, Zhabina tha se ka qenë takimi mes Ramës dhe Sunak që i ka vënë vulën kësaj marrëveshje dhe se deri më tani po flitet që kostoja e transferimit të 200 të burgosurve të parë që është rreth 4 milionë paund do mbulohet nga Britania e Madhe.

Takimi Sunak-Rama i ka vënë vulën kësaj marrëveshje. Manja do të diskutojë vetëm çështje teknike që kanë të bëjë me kostot dhe me kushtet e transferimit. Kam përshtypjen se kjo kosto të mbulohet nga shteti anglez. Janë 4 milionë paund për 200 të burgosurit e parë.

Nuk besoj se shqiptarët mund t’i bllokosh, nuk është se zgjedhin një rrugë direkt për në Angli. Vetëm çmimi ka ndryshuar, kushton më shumë të ndjekësh një rrugë të sigurtë ilegale për të shkuar në Angli siç është ajo me kamion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy