Në Indi gjatë fundjavës 1 person ka vdekur dhe 227 të tjerë janë shtruar në spital për shkak të një sëmundje ende të paidentifikuar. Kjo situatë ndodhi në shtetin jugor të Indisë Andhra Pradesh.
Pacientët të cilët u prekën kishin një sërë simptomash si përzierje, diegie sysh apo edhe rënie të fikëti. Sakaq zyrtarët shëndetësore po hetojnë shkakun e sëmundjes, e cila përfshiu qytetin Eluru gjatë fundjavës.
Kjo sëmundje vjen në një kohë kur India vazhdon të luftojë me pandeminë e koronavirusit dhe përballet me valën e dytë. Andhra Pradesh ka qenë një nga shtetet më të prekura në Indi, me më shumë se 800,000 të prekur. Shteti që ka numrin e tretë më të lartë të të prekurve në Indi.
Gjithsesi koronavirus nuk është shkaku i kësaj sëmundje ende të paidentifikuar. Ministri i Shëndetësisë në Indi, Alla Kali Krishna Srinivas, tha se të gjithë pacientët kishin rezultuar negativë në testin për koronavirus.
"Njerëzit që u sëmurën, veçanërisht fëmijët, papritmas filluan të vjellin pasi u ankuan për djegie të syve,”-tha një oficer mjekësor në Spitalin Qeveritar Eluru për Gazetën Indian Express.
Shtatëdhjetë njerëz janë larguar nga spitalet, ndërsa 157 të tjerë janë ende duke u trajtuar.
Kryeministri i shtetit, Jaganmohan Reddy, tha se ekipet speciale mjekësore po dërgohen në Eluru për të hetuar shkakun e sëmundjes. Reddy pritet gjithashtu të vizitojë qytetin për t'u takuar me pacientët dhe familjet e tyre.



