Ibsen Elezi, ish-kandidat për kryetar të PD në një lidhje skype me MCN Informacion teksa komentoi për rotacionin e elitave të reja në politikë u shpreh se Shqipëria ka problem themelor mungesën e rregullave.
Ai tha se beteja politike dhe largimi me votë është mënyra e vetme për rotacionin e elitave, teksa theksoi se ne sot vuajmë pasi kemi mungesa të elitave me kode morale.
Sipas tij njerëzit duhet të kuptojnë se si ky sistemi ynë i çrregullt duhet të rregullohet.
Meritokracia është një term i gjerë debati dhe dua të them se po ta përkthesh thjeshtë është votëbesimi i një njeriu në garë. Problemi jonë është se Shqipëria ka problemin e kontrollit të të gjithë sistemit dhe kjo është arsyeja sepse në momentin që kjo është garë, betejë dhe njerëz të rinj futen me ide të reja janë si ato filizat e rinj në pyll.
Të merresh me politikë duhet të heqësh dorë nga shumë çështje personale që një individ ka, duhet të përballesh me një sistem që tashmë s’ka rregulla dhe këto janë të vështira. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve kthehen në oportunist pas njëfarë kohe dhe i binden rregullave të atij sistemi.
Të jesh sot në listën e PS apo PD që të punosh që të mbledhësh vota nuk përbën sens sistemi i garës. I gjithë sistemi politik sot është i ndërtuar i tillë që edhe ata persona të cilët ne i quajmë pozitivë janë kthyer në oportunistë, nuk reagojnë dhe kur ka shkelje të rregullave.
Beteja dhe largimi me votë është mënyra e vetme për rrotacionin e elitave dhe se ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është se si ky sistemi ynë i çrregullt duhet të rregullohet.



