
Majlinda Kelmendi, xhudistja shqiptare ka shkëlqyer në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Kelmendi mposhti kundërshtaren nga Rusia, Natalia Kuziutina, duke fituar kështu medaljen e artë në “Golden Score”.
Kelmendi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë pati kundërshtare xhudisten zvcierane, Fabienne Kocher, të cilën e mposhti në “Golden Score”, pas “shidos” së dytë nga Koche.
Në çerekfinale ajo u përball me xhudisten polake, Karolina Pienkoëska duke e mposhtur me ippon.
Në gjysmëfinale Majlinda luftoi me xhudisten franceze, Amadine Buchard, e cila është e dyta në ranklistën botërore, të cilën e mposhti me ippon. /Sipas Zëri/



