KLGJ shtyn procesin për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

KLGJ shtyn procesin për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shtyjë vendimin për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha. Vendimi nga anëtarët e KLGJ, u mor pas debateve që u zhvilluan gjatë mbledhjes për shqyrtimin e kërkesës së kreut të ILD, Artur Metani për shkarkimin e magjistrates Hoxha.

Kjo e fundit i kërkoi Këshillit, shtyrjen  e marrjes së vendit, me argumentin se nuk ishte njohur me aktet e dosjes hetimore të Inspektorit të Lartë të Drejtëisë.  Gjyqtarja Hoxha u shprejh gjatë mbledhjes, se nuk ishte njohur me një document të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

“Kërkoj vënien në dispozicion të kërkësës së burgjeve që është depozituar pranë ILD. Deri me sot nuk e kam këtë dokument. Dua kohen e nevojshme së bashku me avokatin për tu  mbrojtur. Kërkoj vënien në dispozicion të kërkesës se Drejtorisë së Përgjishme të Burgjeve, që është depozituar pranë ILD-së. Jam njohur vetëm me materialin e procedurës së ILD, por jo aktet”, citohet të ketë thënë gjyqtarja Hoxha.

Përpara marrjes së vendimit për shtyrjen e seancës, kreu i ILD, Artur Metani tha se magjistratit i është dhënë mundësia për t’u njohur me të gjithë dosjen e hetimit, përpara se të mbërrinte në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 Përtej debateve, KLGJ vendosi që seancën e radhës për shkarkimin ose jo të gjyqtares, Enkeleida Hoxha ta marrë më 16 shkurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy