Zelensky: Flamuri ukrainas do të valëvitet sërish në të gjitha zonat e pushtuara

Zelensky: Flamuri ukrainas do të valëvitet sërish në të gjitha zonat e pushtuara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se flamuri ukrainas do të valëvitet sërish në të gjitha zonat e pushtuara të Ukrainës.

Sot do të doja të flisja jo vetëm për të kaluarën e flamurit tonë, por edhe për të ardhmen e tij.

Flamuri blu dhe i verdhë do të valëvitet përsëri në shtëpinë e tij, ku supozohet të jetë me të drejtë, në të gjitha qytetet dhe fshatrat e okupuara përkohësisht të Ukrainës.

Kjo deklaratë vjen një ditë përpara ditës së pavarësisë së vendit, e cila do të shënojë 31 vjet që kur Ukraina prishi lidhjet e saj me Bashkimin Sovjetik.

Ngjarjet për të shënuar këtë ditë janë ndaluar në Kiev pasi zyrtarët paralajmërojnë se Rusia mund të kryejë sulme me raketa kundër kryeqytetit ukrainas. 

Në qytetin e Kharkiv-it, autoritetet kanë shpallur një shtetrrethim nga ora 19:00 në prag të Ditës së Pavarësisë deri në orën 7 të mëngjesit të së nesërmes.

E mërkura shënon gjithashtu gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy