Që nga 4 tetori i këtij viti, të paktën një fëmijë është vrarë dhe 10 janë plagosur çdo ditë, për shkak të luftës në Liban, ndërkohë që mijëra fëmijë të tjerë janë të traumatizuar për shkak të dhunës dhe kaosit rreth tyre, shkruan një raport i fundit i UNICEF.
Sipas Ministrisë së Shëndetit Publik të Libanit, 166 fëmijë janë vrarë që nga tetori i vitit 2023, ndërsa të paktën 1,168 janë plagosur. Kjo shifër shkatërruese rritet nga dita në ditë.
Raporti në fjalë thotë se fëmijët në të gjithë Libanin po shfaqin shenja alarmante të shqetësimit emocional, duke përfshirë ankthin e ndarjes, frikën nga humbja, tërheqjen, agresionin dhe vështirësinë për t'u përqendruar. UNICEF bën thirrje për armëpushim me qëllim afrimin e ndihmës për fëmijët.
Shërimi i vërtetë mund të fillojë vetëm kur dhuna të përfundojë. Fëmijët në Liban kanë nevojë për një armëpushim të përhershëm dhe të menjëhershëm, në mënyrë që ata të kenë akses të sigurt në shërbimet thelbësore dhe të fillojnë të shërohen nga trauma e luftës. Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar që më shumë fëmijë të plagosen ose të vriten dhe të mbrojmë të ardhmen e çdo fëmije në Liban.
Që nga 23 shtatori 2024, UNICEF-i ka marrë më shumë se 9600 fëmijë dhe kujdestarë me ndihmën e parë psikologjike dhe ka ofruar mbështetje për afro 10,000 të tjerë.
Sipas të dhënave nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, që nga 8 tetori 2023, kur lëvizja shiite Hezbollah hapi një front me Izraelin për të mbështetur lëvizjen islamike palestineze Hamas, 166 fëmijë janë vrarë dhe 1,168 të tjerë janë plagosur në Liban.



